Pjestarët e policisë të SPB- Tetovë dje (02-mars) rreth orës 15.00, në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat J.S. (51) dhe B.G. (41), të dy nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur heroinë.
Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të përgatitt parashtresa përkatëse në bazë të nenit 215 i Kodit Penal për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve.