MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona nga Shkupi.
Të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në një qendër tregtare në Shkup, ndërsa gjatë bastisjes tek njëri person janë gjetur substanca narkotike.
“Janë privuar nga liria M.Zh.(19) dhe F.G.A.(27), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, të kryera me urdhër gjykate, u gjetën 15 syze të me markë dhe sende të tjera që kanë origjinën nga vepra penale “vjedhje e rëndë” e kryer në një optikë në një qendër tregtare në zonën e Aerodromit, më datë 20/21.08.2022″.
“Gjithashtu, gjatë kontrollit te F.G.A. u gjetën 64 pako me lëndë pluhuri, marihuanë dhe një peshore dixhitale”, thonë nga MPB.