arrestohen dy persona kapen me dru te pavulosur 6ae4885b7038f

Arrestohen dy persona, kapen me dru të pavulosur

October 30, 2026
1 minut lexim

Dy persona janë privuar nga liria më 29 tetor në dy raste të ndara në rajonin e Dollnenit dhe Krushevës, pasi janë kapur duke transportuar dru për ngrohje pa vulë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti i parë është regjistruar rreth orës 14:30 në fshatin Zhitoshë të Komunës së Dollnenit, ku policia ka ndaluar një 57-vjeçar me inicialet V.S., i cili po transportonte dru me një rimorkio. Drutë ishin të pavulosura.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 16:20 në fshatin Belushinë, në afërsi të Krushevës. Aty është arrestuar një 69-vjeçar me inicialet S.B., pasi gjatë kontrollit të traktorit që drejtonte, me targa të Krushevës, janë gjetur dru të pavulosur dhe një sharrë motorike.

MPB-ja ka bërë të ditur se pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj të dy personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

andreevski cmimi i gazit eshte rritur me 211 kete vit rritja e cmimit te ngrohjes ne shkup eshte e pashmangshme 6ae46e40d9cb9
Lajmi i mëparshëm

Andreevski: Çmimi i gazit është rritur me 211% këtë vit, rritja e çmimit të ngrohjes në Shkup është e pashmangshme

gazmend hoxha jep doreheqje nga pozita e drejtorit te policise kurti emeron ushtruesin e detyres 6ae488e1aac62
Lajmi i radhës

Gazmend Hoxha jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë, Kurti emëron ushtruesin e detyrës

Të fundit nga

ShkoLartë