Arrestohen dy hajdutë në Kumanovë!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje, në Kumanovë janë arrestuar dy persona, për vjedhje.

Nga liria janë privuar E.B.(28) nga Kumanova dhe M.D.(23) nga Velesi.

“Ata dyshohet se më datë 16.02.2023, në një pronë private në rrugën “Gjorçe Petrov” në Kumanovë, kanë marrë më shumë mjete, kurse M.D. është kërkuar edhe me fletarrest për mbajtjen e masës së paraburgimit në Burgun e Kshanjës”, qëndron mes tjerash në njoftim.

Story i mëparshëm

Mos qëndroni mbi 4 vjet në punën e njëjtë

Story i radhës

Erdoğan falënderon homologun e tij rus për solidaritetin pas tërmeteve shkatërruese

Të fundit nga