Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga ora 01:20 pas mesnate, deri në orën 05:00 në bashkëpunim me autoritetet tjera në vend kanë kryer kontrolle në disa lokale në Strugë.
Policia ka arrestuar dy të mitur dhe disa shtetas të huaj, ndërkaq janë konstatuar parregullsi të shumta
“Gjatë kontrollit janë gjetur dy të mitur, një person është ndaluar nën efektin e alkoolit, tek i cili në mjetin motorik të pasagjerëve janë gjetur mjet i mprehtë dhe një mjet metalik–grusht hekuri, për të cilat do të vijojë kallëzim përkatës”.
“U konstatua mosrespektimi i ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura, si dhe moslëshimi i kuponëve fiskalë. Gjithashtu janë hasur shtetas të huaj pa dokumentacion përkatës për qëndrim të rregulluar dhe gjashtë shtetase të huaja pa leje pune, në posedim të të cilëve pas kontrollit u gjet një sasi e madhe parash”, thonë nga MPB.