Disa lojtarë futbolli në Iran u arrestuan nga policia mbrëmjen e djeshme teksa festonin në një prej klubeve të Teheranit.
Sipas Reuters, lojtarët e paidentifikuar i përkasin një skuadre iraniane si dhe kombëtares. Ata janë kapur duke konsumuar alkool, që sipas ligjeve në Iran është e ndaluar.
“Disa nga lojtarët ishin në gjendje jonormale për shkak të konsumimit të alkoolit”, raportoi media Tasnim, pa dhënë detaje të tjera.
Agjencia e lajmeve YJC tha se mbledhja ishte një festë ditëlindjeje dhe shtoi se të gjithë të arrestuarit ishin liruar, përveç një personi, i cili nuk është futbollist.
Agjencia e lajmeve Fars citoi një prokuror të thoshte se ishte ngritur një rast kundër atyre që ishin arrestuar dhe detajet do të jepeshin më vonë.