Arrestohen 4 persona në Durrës, për çfarë akuzohen

1 minut lexim

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 24-vjeçar, B. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, dy grirëse lëndësh narkotike dhe sende të tjera që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.

Në pranga ra edhe një 38-vjeçar, G.S., pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Për drejtim mjeti në gjendje të dehur u rrestuan A. G., 33 vjeç dhe A. H., 59 vjeç.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Historia e Vernydub/Mposhti Realin në Ligën e Kampionëve, tani kap armën me Ukrainën

Story i radhës

Ministri i Jashtëm irlandez: Më shumë banka ruse do të hiqen nga sistemi SWIFT

Të fundit nga