Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje pas një bastisjeje nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale, përfshirë përgatitjen për kryerjen e veprës penale “vrasja”.
Prokurori i shtetit është duke vazhduar t’i marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbulimin edhe të ndonjë të dyshuari tjetër eventual lidhur me këtë rast.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ku tha se ky arrestim u bë pas “një pune hetimore disamujore të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me Policisë së Kosovës”
“Me datë 05.12.2024 është kryer bastisje, si dhe arrestimi i një të dyshuari me inicialet R.B., shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “përgatitja për kryerjen e veprës penale “vrasja” nga neni 172 lidhur me nenin 27 të KPRK-së, “prezantimi i rremë si person zyrtar” nga neni 409 të KPRK-së, si dhe veprën penale “mashtrimi” nga neni 323 të KPRK-së”.
Burimi: botasot.info