Arrestimi i Salianjit, shtyhet protesta e Partisë Demokratike, zbulohet skenari

min lexim

Ndryshe nga çishte paralajmëruar më herët, pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike ka vendosur të shtyjë me 24 orë zhvillimin e protestës kombëtare.

Këshilli Kombëtar i mbledhur pasditen e sotme në selinë blu ka vendosur që protesta të zhvillohet më 7 tetor dhe jo më datë 6, raporton A2.

Ky tubim do të nisë në orën 18:00 të pasdites nga kryeministria dhe më pas protestuesit do të shpërndahen në të gjitha rrugët e Tiranës, shkruan A2.

Ndërkohë në vendimin e Këshillit Kombëtar të PD thuhet: “Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës.”

Është ende e paqartë nëse do të jetë një protestë që do të ndalet pas disa orësh në shesh apo në rrugë, apo do të vazhdojë, por gjasat janë që protesta të përfundojë me një skenar të mosbindjes civile.

Story i mëparshëm

Tensionet e Vuçiqit në New York: 7 ditë luftë, pata biseda të vështira për Kosovën

Story i radhës

​Exit-poll: E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë

Të fundit nga