Akt tjetër lufte, e ka cilësuar Partia Demokratike, arrestimin e Ilir Metës me urdhër të SPAK.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, tha se Edi Rama dhe SPAK i kanë shpallur opozitës luftë duke arrestuar kreun e PL-së, një nga aleatët kryesorë të PD-së.
Ai tha se Meta u arrestua si të ishte terrorist, ndërkohë që shqiptarët janë dëshmitarë që të gjithë ish-deputetët apo ish-ministrat e Rilindjes, iu çohet njoftim nga SPAK që të paraqiten.
Këto komente, Noka i bëri në fillim të mbledhjes së Kryesisë së PD-së. Ai tha se Ilir Meta u arrestua sikur të ishte një terrorist dhe jo një ish-President i Republikës.
Noka tha se në mbledhjen e Kryesisë do të përcaktohet vijimi i aksionit opozitar, ndërsa theksoi se opozita është në mosbindje civile.
Burimi: botasot.info