Arrestimi i Ilir Metës, media greke: Paniku mbizotëroi në Tiranë! Automjete të blinduar ndaluan xhipin e ish-Presidentit

October 21, 2024
min lexim

Teksa arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë një kryetemë e mediave shqiptare, po kështu ka marrë dhe vëmendjen e shtetit fqinjë, e cila ka raportuar ngjarjen.

Gazeta greke “To Vima”, i kushtoi një artikull arrestimit të Metës, teksa shkruan se “mbizotëroi paniku”, për shkak të mënyrës se si kreu i PL-së u shoqërua nga blutë.

“Paniku mbizotëroi në një rrugë qendrore të Tiranës, kur policia e blinduar ndaloi një xhip në mes të rrugës. Automjeti që ata ndaluan nuk ishte i rastësishëm, por ai në të cilin udhëtonte ish-Presidenti i Shqipërisë, llir Meta”, shkruan në hyrje gazeta greke.

Lidhur me pamjet e arrestimit të Metës, ku dukej se ishte përdorur forcë nga punonjësit e policisë të veshur si civilë dhe me maska në kokë, “To Vima” shkruan “Siç shihet edhe në videot që panë dritën e diellit, si Ilir Meta ashtu edhe shoferi i tij i kanë rezistuar policisë. Në fund policia e ka nxjerrë me forcë nga makina ish-presidentin dhe e ka futur në makinën e patrullës për ta çuar para drejtësisë.”

Po kështu, media greke shkruan se Ilir Meta kishte dijeni për arrestimin e tij, ndaj dhe do mbante konferencë për shtyp për mediat, si një mënyrë për të denoncuar vendimin e marrë ndaj tij, por kjo gjë nuk është e konfirmuar.

“Ish-presidenti shqiptar kishte caktuar një konferencë për shtyp për mesditën e së hënës. Sipas informacioneve, ai kishte mësuar se pritej arrestimi i tij dhe do të bënte një denoncim për këtë.”, shkruan gazeta greke.

Artikulli i plotë “TO VIMA”:

Policët e blinduar arrestuan Ilir Metën në mes të rrugës në Tiranë – Urdhër arresti nga organi kompetent antikorrupsion i vendit fqinj.

Paniku mbizotëroi në një rrugë qendrore të Tiranës kur policia e blinduar ndaloi një xhip në mes të rrugës. Automjeti që ata ndaluan nuk ishte i rastësishëm, por ai në të cilin udhëtonte ish-presidenti i Shqipërisë , Ilir Meta.

Policia e armatosur ka nxjerrë nga automjeti ish-presidentin e vendit, pasi kishte një urdhër arresti nga organi kompetent kundër korrupsionit të vendit fqinj, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit).

Siç shihet edhe në videot që panë dritën e diellit, si Ilir Meta ashtu edhe shoferi i tij i kanë rezistuar policisë. Në fund policia e ka nxjerrë me forcë nga makina ish-presidentin dhe e ka futur në makinën e patrullës për ta çuar para drejtësisë.

Ai do të jepte një konferencë për shtyp

Ish-presidenti shqiptar kishte caktuar një konferencë për shtyp për mesditën e së hënës. Sipas informacioneve, ai kishte mësuar se pritej arrestimi i tij dhe do të bënte një denoncim për këtë. Ish-presidenti i Shqipërisë akuzohet për tre raste të korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë, si dhe për pastrim parash.

Ilir Meta ka luajtur një rol qendror në skenën politike të Shqipërisë gjatë dekadave të fundit, duke shërbyer në poste të larta qeveritare, duke u ngjitur në postin e presidentit nga viti 2017 deri në vitin 2022.

Karakteristike është se ai u zgjodh kryeministër i Shqipërisë nga viti 1999 deri në vitin 2002, ndërsa shërbeu si kryetar i Kuvendit dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Ilir Meta erdhi nga Partia Socialiste, por u largua dhe krijoi LSI-në, duke mbetur aktiv në ngjarjet politike të vendit fqinj. Ilir Meta vitet e fundit ka pasur disa përplasje me qeverinë e Edi Ramës, me fokus reformën kushtetuese dhe ndryshimet në sistemin gjyqësor.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“BDI nuk është në pozitë të vështirë, do të fuqizohet edhe më shumë” – premton sekretari i përgjithshëm i integristëve

Story i radhës

Dy të vdekurit në autostradë ndodheshin në automjetin me targa të Bosnjës

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë