Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, reagon Vangjel Dule

May 12, 2023
1 minut lexim

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule e ka cilësuar arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerin, si një sulm të pastër politik.

Nga ambientet e jashtme të komisariatit të Himarës, Dule tha se duhet të ndalen tentativat e tilla për të penguar procesin zgjedhor.

“Pas një jave delirumi, gjuhë urrejtje, përçarjeje dhe stigmatizimi të kryeministrit Rama kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, me urdhër të tij forcat policore rrëmbyen në qendër të qytetit dhe shoqëruan për në komisariat z. Beleri dhe avokatin e tij. Ata sapo kishin dalë nga një darkë.

Është një akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm nga çdo optikë demokratike, një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare. Thirrja jonë është lirimi i menjëherëshëm i z. Beleri, të garantohet vota dhe Rama të heqë dorë një herë e mirë nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit”, u shpreh Dule.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vritet një gazetar në veri të Kolumbisë

Story i radhës

Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë