Arrestimet në kupolën e Policisë, Alibeaj: Elbasani kontrollohet nga bandat, efektivët bashkëpunëtorë të tyre

min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se arrestimet në kupolën e Policisë së Shtetit në Elbasan vijnë si pasojë e lidhjes së tyre me bandat dhe për më tepër kanë ndikuar në blerjen e votave nga ana e Partisë Socialiste si dhe kanë intimiduar votuesit në zgjedhjet e vitit të kaluar të 25 prillit.

Sipas Alibeajt, arrestimi i kupolës së Policisë së Shtetit në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit tregon përfshirjen e shtetit dhe policisë në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike përshëndes vendimin e organit të prokurorisë për procedimin e kupolës drejtuese të Policisë së Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 21 Prill 2021. Arrestimi i kupolës së Policisë së Shtetit në Elbasan për ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, demonstron edhe njëherë përfshirjen e shtetit dhe policisë së shtetit në një vepër kriminale, gjunjëzimin e Policisë përpara bandave me mbrojtje politike. Tanimë për të disatën herë është dëshmuar se si Elbasani është kontrolluar nga bandat dhe se policia ka qenë bashkëpunëtore e tyre. Jo vetëm kaq, por hetimet kanë treguar se përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë qenë të angazhuar në blerjen e votës dhe intimidimin e votuesve. E gjitha kjo  me ndihmën e Policisë apo nën hundën e saj”, shkruan Alibeaj në “Facebook”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ky është klubi ku Muriqi mund ta vazhdojë karrierën

Story i radhës

Numri i pacientëve me COVID-19 në Infektivë

Të fundit nga