Arrestim masiv në Aeroportin e Shkupit! 9 shtetas të Turqisë përfundojnë nën pranga

September 30, 2023
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë mbrëmjes që lamë pas, ka pasur një arrestim masiv në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Nëntë (9) shtetas të Turqisë kanë përfunduar nën pranga, pasi të njëjti dyshohet se kanë falsifikuar vizat dhe lejet britanike.

“Më 28.09.2023 në ora 20.00 në Vendkalimin Kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria Е.Т.(42), О.Е.(33), А.Ј.(29), К.А.(29), Е.S.(27), М.Е.А.(30), H.Т.(28), М.Z.(21) и V.S.(25), të gjithë nga Republika e Turqisë, për shkak se gjatë kontrollit kufitar tek ata janë gjetur viza dhe leje britanike për qëndrim për të cilat ekzistojnë dyshime se janë të falsifikuara. Ata u janë dorëzuar policëve të departamentit për krim ndërkufitar dhe migrim në Shkup për procedurë të mëtejme”, qëndron në njoftim.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Horoskopi Ditor e Shtune 30 shtator 2023

Story i radhës

Parku më i madh solar në rajon “bashkon” pushtetin dhe opozitën/Prezent Kovaçevski, Grubi, Mexhiti, Gashi e Kasami

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë