Arratisja e Grubit, LSDM-ja akuzon Toshkovskin

December 19, 2024
1 minut lexim

LSDM-ja akuzon Ministrin e Brendshëm Toshkovski dhe VMRO DPMNE-në për arratisjen e Artan Grubit.

LSDM thotë se me pretendimet se kamerat në pikën kufitare Bllacë nuk kanë funksionuar në momentin kur Grubi ka kaluar, MPB tallet me opinionin.

Opozita njoftoi gjithashtu se sot do të publikojë pista serioze për përfshirjen e MPB-së dhe Toshkovskit në arratisjen e Grubit si dhe momente të reja që sipas tyre do të ngrenë dyshime për përfshirjen e MPB-së në këtë rast.

Përndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për Artan Grubin ditën e djeshme dhe kur ai të sigurohet në vend, Grubi do të duhet të shkojë në paraburgim 30 ditor. /Alsat.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Teatri i Tetovës”, VLEN: Nuk na befasojnë keqpërdorimet, luajtën me fatin e artistëve

Story i radhës

“Shqipëria ka dëshmuar angazhim në reforma”, Ministri Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së bashku dhe në të ardhmen

Të fundit nga

ShkoLartë