arpagjiket udhetojne me 20 autobuse per ndeshjen e barazhit 627b92c472e7a

Arpagjikët udhëtojnë me 20 autobusë për ndeshjen e barazhit

May 11, 2022
1 minut lexim

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet në barazhin e dy skuadrave nga Liga e Parë, të cilat kërkojnë inkuadrimin në Superligë.

Liria nga Grupi A, do të ketë përballje mjaft të vështirë ndaj Vushtrrisë së Grupit B, shkruan Gazeta Olle.

Të dy këto skuadra përfunduan në pozitën e dytë në grupet e tyre.

Përballja e barazhit do të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” të Klinës, të shtunën me 21 maj.

Tashmë kanë filluar edhe përgatitjet e tifozëve për këtë ndeshje të rëndësishme.

Tifozëria e ekipit prizrenas, “Arpagjik’t”, ka bërë të ditur se kanë në dispozicion 20 autobusë për udhëtim masovik për këtë ndeshje.

Udhëtim të organizuar pritet të kenë edhe “Forca” e Vushtrrisë, të cilët njihen për përkrahjen e tyre të madhe ndaj skuadrës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

13 vjecarja eshte pacientja me e re qe ka abortuar ne kliniken e gjinekologjise ne shkup 627b9069d3cfd
Story i mëparshëm

13 vjeçarja është pacientja më e re që ka abortuar në klinikën e gjinekologjisë në Shkup

grupi i dyte fillon rrugetimin ne hoxton academy aplikimet te hapura deri me 13 maj 627b9338550df
Story i radhës

Grupi i dytë fillon rrugëtimin në Hoxton Academy, aplikimet të hapura deri më 13 Maj

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.
ShkoLartë