Dhe sot në Ditën ndërkombëtare të Librit qëndruam në mesin e mbi 100 mijë librave që gjenden në Bibliotekën qendrore “Cvetan Dimov”, e locuar në objektin e Komunës së Çairit. Në këtë vend tejet të çmuesh që është pjesë e bibliotekës “Vëllezërit Milladinov” të Qytetit të Shkupit, takuam edhe përgjegjësen Adije Shehu Destani bashkë me bibliotekistet me të cilat diskutuam mbi rëndësinë e librit e të leximit.
Por gjithashtu u informuam se lexuesit në këtë vend mund të gjejnë libra nga zhanret më të ndryshme për shkollat fillore, të mesme, për studentët, romanet më të reja edhe atë në tri gjuhë shqip, maqedonisht e turqisht.
Ndërkohë, u zotova se si Komunë e Çairit gjithmonë do të jemi të gatshëm të ndihmojmë këtë bibliotekë, e rrjedhimisht edhe të gjithë lexuesit e saj.