Armina Mevlani thotë se është më fat që e ka njohur Shkëlzen Berishën

min lexim

Modelja dhe prezantuesja nga Shqipëria, Armina Mevlani, është një personazh shumë i ndjekur në rrjete sociale.

Ajo bisedon shpesh me fansat dhe një gjë të tillë e ka bërë sërish përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

E pyetur për jetën nëse nuk do e njihte partnerin e saj, Shkëlzen Berishën, bukuroshja thotë se do të ishte duke studiuar për modë ose për film.

Megjithatë, ylli shprehet e lumtur për të dashurin dhe se tani ka të gjitha gjërat, përfshirë edhe punën që lidhet me atë që ka dashur të bëjë gjithnjë.

Përgjigja e plotë e Mevlanit:

“Mendoj që do kisha studiuar jashtë për Master, diçka e lidhur me modën ose filmin pasi në atë periudhë punoja në një reviste mode dhe më ishte kthyer në pasion.

Planet e mia ishin Londra ose Milani sepse gjatë kohës së Miss World pata edhe oferta të punoja në këto vende për fotomodele, por nuk ishte ajo që doja të bëja në jetë.

Ndihem më shumë me fat që e kam njohur dhe sërish punoj në modë dhe televizion.

Nuk ka gjë më të bukur se sa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës.

Tani Masteri mbeti në plan të dytë për modë do e bëj së shpejti”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Zhan Mitrev”, Grubi: Për dy ditë MSH do të dorëzojë informacion zyrtar!

Story i radhës

Xiaomi përgatitet për prezantimin e makinës elektrike

Të fundit nga