Më shumë se 20 persona kanë vdekur pas një sulmi me raketa ruse në Sumy, ka njoftuar kryebashkiaku në detyrë i qytetit verior të Ukrainës.
Në një deklaratë në Telegram, Artem Kobzar tha se të paktën 21 u vranë pasi “armiku nisi një sulm me raketa ndaj civilëve”.
Shërbimi i emergjencave shtetërore të Ukrainës tha në një deklaratë: “Një sulm i tmerrshëm nga raketat balistike ruse në Sumy”.
“Raketat e armikut godasin një rrugë të zakonshme të qytetit, një jetë të zakonshme, shtëpi, institucione arsimore, vetura në rrugë.”
Shërbimi tha se të dhënat paraprake treguan se kishte “dhjetëra civilë të vdekur dhe të plagosur”, shkruan skynews.
“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar tani. Të gjitha shërbimet e nevojshme janë duke punuar”, shtuan ata.
Ndryshe, Sumy është një qytet në Ukrainën verilindore që ndodhet afër rajonit Kursk të Rusisë.
Kjo nuk është hera e parë që Sumy sulmohet.
Muajin e kaluar, rreth 90 persona u plagosën pasi Rusia goditi rajonin.
Sulmi ndodh ditën kur Rusia po zhvillonte bisedime me SHBA-në në Arabinë Saudite për një armëpushim të mundshëm.
Burimi: botasot.info