“Armiku i mikut tim është edhe armiku im!” A vlen kjo thënie në kohët që po jetojmë?

November 24, 2024
min lexim

Në një realitet të mbushur me dualitet standardesh, sa i takon moralit por mbi të gjitha parimeve me të cilat jetohet jeta, duhet thënë se: “Armiku i mikut tim nuk është më armiku im, por miku im!”. Humanizmi dhe vlerat më thelbësore të të qenurit njeri po vihen në pikëpyetje e kjo jo pa shkak.

Një frymë e re e të jetuarit të jetës, nëpërmjet parimit të mirëqenies ekonomike dhe të mirave materiale si vlera më e lartë për vetë njeriun, është edhe parimi që po vë në sfidë të thellë të brendshmen e njeriut. As pandemia, madje as revolucioni teknologjik, nuk mund të zhbëjnë më thellë, atë që vetë egoja personale dhe individualizmi të lidhura thellë me parimet materialiste, mund të zhbëjnë tek qenia njerëzore.

A po jetojmë ne, në një shoqëri ku vlerat njerëzore po shndërrohen në luftë të pa skrupullt për pushtet dhe para, për ngjitje hapash, pa marë në konsideratë koston morale?

Pavarësisht gjithë rrethanave në të cilat ne si shoqëri ndodhemi, padyshim se realiteti nuk është bardh e zi. Nuk ekziston vetëm e mira dhe e moralshmja përkundrejt të keqes dhe kompromisit me veten. Padyshim se secilit nga ne realiteti i serviret më i larmishëm në rrethana, kushte dhe aksioma. Ajo që mbetet më e vështira në jetë është zgjedhja dhe vendimet që ne marrim çdo ditë. Sepse nga e mira dhe e keqja por edhe nga suksesi e mos-suksesi, ne jemi veçse një hap dhe një vendim larg. E ndaj e gjithë jeta jonë, rrotullohet në një vorbull të vështirë vendimesh dhe dilemash, mes kompromisit dhe arritjes, e mes moralit dhe dështimit.

Shoqëria shqiptare më shumë se kurrë, ndodhet në një krizë të thellë vlerash, por mbi të gjitha ekzistencializmi. Shohim një realitet të mbërthyer në kushte të tilla, ku emancipimi dhe edukimi i gruas e ka një çmim, liria dhe pavarësia e saj por edhe shkëputja nga “thonjtë” e një burri dhunues, ka shpesh herë pasojë vdekjen!

Jetojmë në rrethanat ku dija mund të shkembehet fare mirë me “mikun”, patronazhistin, sahanlëpirësin dhe jo-vlerën. E kësisoj të gjithë ne vendosemi në dilema të mëdha, ku e prejmë njëri – tjetrin në besë dhe nuk reflektojm më për atë që vlen apo jo.

Të ndodhur në këto kushte ku,“armiku i mikut tim, është miku im” dhe ne i japim një dorë në shkatërrimin e tij, pyesim veten: “Si të jetoj i ndershëm në jetësimin e ëndrrave të mija?! Si të ruhem nga një bërryl i hidhur pas shpine?!”

I vetmi shpëtim, mes dilemës dhe realitetit,është kthjelltësia e mendimit, thellimi në dije dhe besimi në vete, me fokusin dhe këmbënguljen në qëllimin final. Sa më dinjitoz të jemi në atë që përfaqësojmë, punën që bëjmë dhe modelet qëndjekim, aq edhe më i vlertëdo të jetëshembulli që ne japim. Ky duhet të jetëmotivi kryesor për ta jetuar jetën, në tërë dimensionin më të lartësuar të saj, pavarësisht vështirësive dhe krizave.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHKK shënon 25 vjetorin e themelimit me maratonën e vrapimit

Story i radhës

Osmani takon Admiralin e NATO-s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për sigurinë në Kosovë

Të fundit nga

Flet vëllai i Gjylejta Ukellës

Familja e Gjyljeta Ukellës është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin. Vëllai i saj, Shpat Ukella tha se më këtë vendim u

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë