Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal i ka kërkuar BE-së që të furnizojë Ukrainën me më shumë armë dhe pajisje për të ndihmuar në luftën e saj kundër pushtimit rus.
“Ne kemi nevojë për më shumë armë moderne, të tilla si mbrojtja ajrore, mbrojtja raketore dhe mbrojtja e anijeve”, tha Shmyhal për gazetarët në Bruksel.
Ukraina ka nevojë për avionë dhe më shumë automjete të blinduara pasi nuk ka shenja se Rusia është e gatshme t’i jepte fund luftës së saj, shtoi ai.
Shmyhal sugjeroi se Ukraina mund të dërgojë gaz në BE për të lehtësuar krizën e energjisë që ka çuar çmimet në nivele rekord, bën me dije Al Jazeera.
“Ne mund të zëvendësojmë në një masë të madhe importet ruse,” tha Shmyhal.
Ndërkohë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u zotua për mbështetjen e vazhdueshme të bllokut për Kievin, pavarësisht çfarëdo kërcënimi, çfarëdo shantazhi që mund të vinte nga Rusia.
“Ne do të ofrojmë mbështetjen tonë politike, financiare, humanitare dhe ushtarake për aq kohë sa duhet dhe aq sa nevojitet”, tha Borrell.