Armët kineze në Serbi, analisti i njohur: Vuçiç po udhëzohet nga Putin, ja qëllimi i tij

1 minut lexim

Pas blerjes së armëve të Kinës nga Serbia në mënyrë të fshehtë, ka ardhur reagimi i analistit dhe njohësit të Ballkanit, Janush Bugajski.

Përmes një postimi në Twitter, Bugajski ka shkruar se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është udhëzuar nga homologu Vladimir Putin që të destabilizojë Ballkanin.

“Vuçiç është udhëzuar nga mbrojtësi i tij Putin që të destabilizojë Ballkanin. Rruga e shpejtë drejt anëtarësimit në NATO për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën është thelbësore për të penguar luftën”, shkruan Bugajski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur paqja dhe rendi global duhet të shpëtohet me luftë

Story i radhës

Fatmir Bytyqi: U bëj thirrje edhe një herë sindikatave të kthehen në tryezën e bisedimeve

Të fundit nga