Kampioni i ri i Kosovës në futboll Ballkani ka arritur marrëveshje me Armend Thaçin për rinovimin e kontratës.
Klubi nga Suhareka e konfirmoi lajmin përmes një shkrimi në faqen zyrtare në “Facebook” duke mos shpalosur detaje të tjera mbi kontratën e re, përveç se ajo zgjat deri në vitin 2024.
Thaçi ishte njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Ballkani duke ndihmuar në arritjen e objektivit për t’u shpallur kampion për herë të parë në histori të këtij klubi.