Vrasja e ish-kryeministri japonez Shinzo Abe që tronditi politikën ndërkombëtare dhe jo vetëm nuk është se fsheh pas vetes ndonjë skenar terrorist apo mister, pasi agresori Tetsuya Yamagami me karrierë ushtarake e ka pranuar krimin.
Por policia japoneze ka mbetur e shokuar nga arsenali ushtarak që ka gjetur në banesën e tij dhe nga mënyra se si ish-marinsi kishte arritur të krijonte armën që i mori jetën Abe-s me dy goditje.
Policia ka sekuestruar pistoletën me nëntë tyta, të modifikuar nga vetë Yamagami, duke sqaruar se përdorimi i saj ishte i mundur edhe nga një telefon celular. Ndërkohë, armët e gjetura në shtëpinë e agresorit përfshinin një pushkë gjahu me pesë tyta, të cilat duket se shkrepeshin po ashtu në mënyrë elektrike.
Videoja në televizionin japonez tregoi një burrë që i afrohej me qetësi kryeministrit më jetëgjatë japonez nga pas dhe qëllonte. I dyshuari u pa duke ecur në rrugën pas Abe, i cili po qëndronte në një poium në një kryqëzim, përpara se ta qëllonte dy herë me armën 40 cm të gjatë, që ishte e mbështjellë me shirit të zi.
Yamagami e ka krijuar armën që vrau Abe nga pjesët e blera në internet, duke komplotuar sulmin për muaj me radhë, madje duke marrë pjesë në ngjarje të tjera të fushatës Abe në mënyrë që të njihte strukturën e rojeve të tij të sigurisë dhe mënyrën si vepronin në raste sulmi.
Madje sipas mediave japoneze ai ka qenë pjesëmarrës edhe një ditë më parë në një takim elektoral të Abe rreth 200 km larg Naras.
Sipas hetimeve, Yamagami kishte konsideruar një sulm me bombë ndaj ish-kryeministrit përpara se të zgjidhte një armë.
“I dyshuari i tha policisë se kishte bërë armë duke mbështjellë tuba çeliku së bashku me shirit, disa prej tyre me tre, pesë ose gjashtë tyta, me pjesë që i kishte blerë në internet”, zbulon agjencia e lajmeve NHK.
Policia gjeti vrima plumbash në një tabelë të bashkangjitur në një furgon të fushatës pranë vendit të të shtënave dhe beson se ato ishin nga Yamagami. Abe u qëllua në qytetin perëndimor të Nara të premten dhe u transportua me avion në një spital, por vdiq nga humbja e gjakut.