Armatim maksimal i ukrainasve, opsioni më pak i keq në luftën e tyre kundër Rusisë

min lexim

Mos kini asnjë iluzion:Asnjëra nga palët nuk mund ta fitojë dot luftën në Ukrainë. Së pari, përcaktimi i termave “fitore” dhe “humbje” është i ndërlikuar. Përveç rastit kur Rusia mund të përdorë armët bërthamore, asaj i mungojnë forcat konvencionale për ta mposhtur ushtrinë ukrainase dhe për ta mbajtur të pushtuar të gjithë Ukrainën, përballë asaj që do të ishte një kryengritje masive dhe afatgjatë e vendasve. 

Nga ana tjetër edhe Ukrainës i mungon fuqia ushtarake për të rimarrë Krimenë dhe të gjithë Donbasin nga duart e trupave ruse. Prandaj, fitorja dhe humbja në Ukrainë nuk janë të rëndësishme. Lufta Koreane, e cila nuk ka përfunduar ende me një traktat zyrtare të paqes, e përforcon këtë argument. 

Kufiri në paralelin 38-të, u rivendos pasi të dyja palët pësuan humbje të mëdha, dhe të dyja Koretë (Veriu dhe Jugu) u shkatërruan nga konflikti. Megjithatë, asnjëra nga palët ndërluftuese nuk mund të shpallte fitoren apo të pranonte humbjen. 

Së dyti, Ukraina është shkatërruar në përgjithësi si shtet funksional, si pasojë e pushtimit të paprovokuar dhe i paligjshëm rus. Shumë qytete të Ukrainës dhe një pjesë e madhe e infrastrukturës së saj, janë shndërruar në gërmadha. 

Rindërtimi do të zgjasë me dekada, dhe do të  kushtojë qindra miliarda dollarë. Edhe nëse Rusia do të ishte në gjendje ta mposhtte Ukrainën, ajo nuk mund të përballonte asnjëherëshpenzimet e riparimit të shkatërrimeve qëka shkaktuar deri më sot.

Së treti, Rusia është izoluar. Ajo e ka provokuar NATO-n të zgjerohet me 2 anëtarë të rinj, të rrisë shpenzimet e saj në mbrojtje, dhe aftësitë e drejtuara kundër Rusisë. Sanksionet kanë dëmtuar qytetarët rusë dhe ekonominë e saj, por jo elitat. Dhe humbjet e mëdha që kanë pësuar rusët, nuk mund të injorohen nga familjet dhe miqtë e ushtarëve të vrarë apo të plagosur në fushën e betejës.

Së katërti, refuzimi i Rusisë për të kthyer territorin ukrainas të pushtuar, dhe kërkesat e Ukrainës për të kundërtën, e bëjnë të pamundur zhvillimin e çdo lloj negociate të suksesshme. Kjo do të thotë në rastin më të mirë një armëpushim, ngërç apo pezullim i luftimeve, si të vetmet rezultate të besueshme. 

Dhe asnjëra nga ato nuk e eliminon mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit nga secila palë.Strategjitë aktuale të Ukrainës, SHBA-së, NATO-s dhe Rusisë, duket se janë dy anët e të njëjtës medalje. Ukraina po përpiqet ta zgjasë luftën deri në dimër, të krijojë forca dhe aftësi ushtarake, dhe të rifillojë ofensivën vitin e ardhshëm, duke pritur që humbjet tadetyrojnë në fund Rusinë të negociojë për t’i dhënë fund luftimeve. 

Ndërkaq, Rusia po e vazhdon ofensivën e saj, me shpresë se Ukraina dhe Perëndimi do të kapitullojnë një ditë, duke ia lënë Rusisë territoret që ka pushtuar deri tani, dhe duke pritur për më vonë përfundimin e pushtimit të pjesës tjetër të vendit, me një sulm frontal për të marrë edhe kontrollin e Kievit.

Po çfarë mund të ndryshojë rrugës? Ndërsa Uashingtoni po i jep afro 50 miliardë dollarëndihmë Ukrainës, dhe pjesa më e madhe e këtyre parave do të shkojë për zëvendësimin e armëve amerikane të dërguara tashmë në Ukrainë, ai e ka kufizuar rrezen dhe aftësitë e tyre, në mënyrë që Ukraina të mos godasë territorin rus, dhe të provokojë kësisoj një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. 

Disa e kanë quajtur këtë qasje, së bashku me deklaratat që e sigurojnë Moskën se trupat amerikane nuk do të dërgohen në Ukrainë, një strategji të vetë-frenimit. Por shumë analistë po pyesin:Pse duhet të lejohet Rusia të godasë objektivat në Ukrainë, dhe Ukraina të parandalohet që ta sulmojë Rusinë? 

Kjo qasje ka pak kuptim. Uashingtoni mund t’i heqë këto kufizime. Madje mund të dërgojë raketa kundër anijeve me rreze më të gjatë se sa sistemet Harpoon, që janë duke u dërguar aktualisht në Ukrainë, dhe që mund të përdoren kundër luftanijeve ruse në Detin e Zi. 

Po ashtu, SHBA-ja mund ta furnizojë me armë ushtrinë ukrainase, për të shembur Urën e Kerçit, që lidh të dyja anët e detit Azov, dhe kufizojë shumë linjat e furnizimit të Rusisë, me synim detyrimin e Moskës që të ulet në tryezën e negociatave.

Por Rusia mund të ndjekë një strategji paralele. Pushtimi i shpejtë i Severdonetsk, dhe më pas propozimi për uljen në negociata është njëra prej tyre. Por negociatat janë të ndërlikuara, madje gati të pamundura nga faktorë të tjerë. Rusia do të dëshirojë heqjen e të gjitha sanksioneve. 

Ukraina do të ketë nevojë për garanci sigurie, që të parandalojë një pushtim rus në të ardhmen. Dhe asaj i duhen shumë miliarda dollarë për ta rindërtuar vendin. Në këtë pikë, nuk duket se mund të zgjidhet ndonjë nga këto çështje. Pa një ndryshim të madh në strategji, perspektiva për Ukrainën mbetet e zymtë. 

Ç’është më e keqja, pavarësisht sjelljes së vrazhdë të Rusisë dhe shpërfilljes së normave ndërkombëtare, nafta dhe gazi rus janë jetike për evropianët dhe ekonomitë e tyre. Moska fiton rreth 1 miliard dollarë në ditë nga eksportet e energjisë së saj. 

Dhënia fund e varësisë nga energjia ruse do të kërkojnë vite, gjithnjë nëse kjo do të jetë një perspektivë e mundshme. Çfarë mund të bëjnë aktualisht Ukraina dhe aleatët e saj? Opsioni më papërsosur është zgjerimi dhe rritja e fluksit të armëve në Ukrainë, duke i dhënë fund çdo kufizimi vetë-frenues për t’i imponuar sa më shumë viktima ushtrisë ruse, dhe për të shkatërruar sa më shumë nga aftësitë e saj. 

Të zhdukësh mënyrën e dikujt për t’i dhënë fund një lufte, nuk është një strategji. Porfatkeqësisht, është rruga më pak e keqe që mund të ndiqet në kushtet aktuale.

Shënim: Harlan Ullman, këshilltar në thinj-tankun “Atlantic Council” me seli në Uashington.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Katër përfitimet e mëdha shëndetësore nga përqafimet

Story i radhës

Zjarr në pyllin me pisha në Spille, rrezikohen disa biznese dhe banesa

Të fundit nga