Armando Broja ka bërë një rrëfim në faqen zyrtare të klubit. Sulmuesi ka folur për pjesën e veçantë sesi një lojtar me gjatësinë e tij arrin që të ketë shpejtësinë që tregon në fushën e lojës.
“Kam qenë gjithmonë i shpejtë, që që kur isha fëmijë,.
Ka qenë një nga pikat e mia të forta. E di që është e vështirë të besohet pasi jam shtatlartë dhe kam këmbët e gjata, nuk dukem i shpejtë, por do të them se është një nga cilësitë e mia, mund të shpërthej nga mbrojtësit e mund të vrapoj me topin. Është pak e çuditshme por kështu është.
Isha i shkurtër kur isha më i ri në moshë, dhe mendoj se rreth 16-17 vjeç u rrita me shumë shpejtësi. Mendoj se kam pirë shumë qumësht (qesh), nuk e di çfarë ishte. Por u rrita shumë shpejt dhe u zgjata.
Edhe prindërit e mi u çuditën shumë se sa shpejt u rrita, apo edhe te akademia e Çelsit ku gjendesha atëherë, u çuditën gjithashtu”, tha Broja.