Armando Broja në radarin e Wolfsburgut

min lexim

Wolfsburgu ka kthyer sytë kah Armando Broja, në tentim për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Por, sipas “Kicker”, Wolfsburg përballen më një pengesë të madhe.

Edhe pse Chelsea është i hapur ta shesë sulmuesin shqiptar – i cili ka një kontratë deri në vitin 2028 – skuadra gjermane e ka të vështirë të paguajë shumën që kërkon klubi londinez për të.

Megjithatë, një gjë e ka si përparësi Wolfsburgu.

Ralph Hasenhuttl, kryetrajneri i skuadrës, e kishte lojtar Brojën te Southamptoni.

22-vjeçari kaloi sezonin 2021/22 në huazim te “The Saints”, duke shënuar nëntë gola në 38 paraqitje nën udhëheqjen e Hasenhuttl.

Madje, trajneri austriak tentoi të nënshkruante në mënyrë permanente me të te Southamptoni, por qe një tentim i pasuksesshëm.

Ndonëse Broja dhe Hasenhuttl kanë punuar së bashku më herët, “Kicker” shton se Wolfsburgu e ka si kandidat të preferuar sulmuesin norvegjez, Jorgen Strand Larsen.

Por pas 13 golash dhe tre asistimeve në 37 ndeshje me Celta Vigon, skuadra spanjolle pritet të kërkojë një shumë prej 20 milionë eurove për shërbimet e tij.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Televizioni rus tregon hartën e vendeve që mund të strehojnë raketa

Story i radhës

Çfarë të bëni nëse ndiheni të vetmuar gjatë fundjavave në verë

Të fundit nga