Pjesmarrës në tribunën VIP për të ndjekur triumfin 3-0 që Atalanta arriti ndaj Bayer Leverkusen, ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që pas përfundimit të sfidës, i dedikoi një status special kapitenit të Kombëtares duke shkruar:
“Çfarë krenarie kur sheh kapitenin tonë, Berat Gjimshitin, të triumfojë në UEFA Europa League dhe ta çojë lart trofeun edhe si kapiten i Atalantës!
Urime Berat, urime Atalanta!
Një sezon fantastik, që uroj të vazhdojë edhe me Kombëtaren në Europian!”
Burimi: botasot.info