arm do te vazhdoje te jete e pranishme ne rajon por jo edhe ne ukraine 67d35ddbf3787

ARM do të vazhdojë të jetë e pranishme në rajon, por jo edhe në Ukrainë

March 14, 2025
min lexim

Shkup, 13 mars – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se iniciativa e Shteteve të Bashkuara për ndërprerjen 30-ditore të armiqësive ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së paqes së qëndrueshme. Sipas tij, “çmimi” i paqes do të jetë rezultat i negociatave dhe tha se është kundër rivizatimit të kufijve. Ai shtoi se ushtria e Maqedonisë e do të vazhdojë të jetë e pranishme në rajon, por nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

Në “Vetëm një intervistë” në Televizionin Kanal 5, kryeministri theksoi sonte se një armëpushim është i nevojshëm për të katalizuar një zgjidhje që do të sjellë paqe të qëndrueshme.

“Unë mendoj se duhet të ketë armëpushim dhe negociatat duhet të zgjasin aq sa është e nevojshme për të katalizuar një zgjidhje që do të sjellë paqe të qëndrueshme,” tha kryeministri.

Mickoski theksoi se çmimi me të cilin do të arrihet kjo paqe do të jetë rezultat i negociatave që do të zhvillohen në tryezë dhe se gjithçka që do të rezultojë nga këto negociata do të sjellë një të ardhme më të qetë për të gjithë ne.

Lidhur me mundësinë e rivizatimit të kufijve, kryeministri tha se nuk e sheh se mund të përhapet në Ballkan dhe se është kundër ndryshimit të kufijve si njeri dhe si politikan.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se në të drejtën ndërkombëtare, precedentët nuk duhet të ndodhin; pasi një herë të ndodhin, ato mund të bëhen praktikë,” tha ai.

Lidhur me dërgimin e ushtarëve në Ukrainë, Mickoski tha se është logjike që ushtria e Maqedonisë të jetë prezente në rajon dhe atë që kemi mundur ta bëjmë si aleatë të NATO-s, e kemi bërë.

“Interesi ynë është brenda rajonit dhe ne do të kujdesemi për interesat tona. Për dërgimin e ushtarëve, nuk besoj se kjo qeveri do të marrë një vendim që do të ketë një mision sulmues. Ne do të dërgojmë paqeruajtës brenda rajonit, po i dërgojmë dhe tashmë jemi prezent, Ukrainën nuk e konsiderojmë në rajon”, tha Mickoski.

Lidhur me çështjen e bashkësponsorizimit tonë të rezolutës së propozuar nga SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila kërkon përfundimin e shpejtë të konfliktit në Ukrainë, kryeministri tha se vendimi bazohet në vlerësimin tonë që administrata e Trampit ka një plan të qartë.

“Ne vlerësojmë që administrata e Trampit ka një plan të qartë se si t’i japë fund konfliktit në Ukrainë dhe ne duam të ndjekim atë shembull që Tramp po manifeston në skenën e hapur”, theksoi kryeministri.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mickoski paralajmeron protesta nese anetaret e keshillit gjyqesor nuk japin doreheqje 67d35dd8c2af0
Story i mëparshëm

Mickoski paralajmëron protesta nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk japin dorëheqje

analisti prisja me shume guxim nga berisha ne perzgjedhjen e kandidateve 67d36346af36a
Story i radhës

Analisti: Prisja më shumë guxim nga Berisha në përzgjedhjen e kandidatëve

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë