Arkat e taksave rrugore me bollëk, rrugët për maskarallëk!

January 3, 2025
min lexim

Shkup, 3 janar – Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut kryesisht është e mjerueshme dhe për keqardhje. Pra, edhe në rrugët regjionale përpos atyre lokale e brenda qyteteve. Më tragjike është gjendja kur kuptohen të ardhurat që hynë në Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore” nga pikë pagesat e nga ana tjetër këto të hyra nuk dihen as si menaxhohen e ku përfundojnë. Nga janari 2024 deri më 20 dhjetor të po të njëjtit vit është realizuar përfitim total nga pikat pagesore, shitja dhe mbushja e pajisjeve elektronike, mbushje përmes ueb portalit si dhe nga pagesat në pikë pagesat rrugore përmes projektit Ballkani i Hapur në lartësi prej 3.981.392.760 denarë ose 64.738.094 euro. Shuma marramendëse e gjendje tmerruese e rrugëve, shkruan Zhurnal.

Sa të hyra janë akumuluar përgjatë vitit 2024 në pikë pagesat rrugore?

Nga janari i vitit 2024 deri më 20 dhjetor 2024 është realizuar përfitim total nga pikat pagesore, shitja dhe mbushja e pajisjeve elektronike, mbushje përmes ueb portalit si dhe nga pagesat në pikë pagesat rrugore përmes projektit Ballkani i Hapur në lartësi prej 3.981.392.760 denarë ose 64.738.094 euro, informojnë për MIA-n nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore. Pjesëmarrja e pagesës elektronike është rreth 33 për qind.

“Angazhimi ynë është që të rrisim këtë përqindje dhe t’i edukojmë qytetarët për përfitimet e përdorimit të pagesës elektronike, që do të zvogëlonte ndjeshëm kohën e pritjes në pikat e pagesës për pagesën me para të gatshme dhe do të siguronte qarkullim të qetë pa vonesa të mëdha”, deklaroi Koce Trajanovski, drejtor i NPRRSH-së.

Nga fillimi i pagesës elektronike më 3 korrik 2019 deri më 20 dhjetor 2024, janë shitur gjithsej 242.080 pajisje elektronike, nga të cilat 203.828 kartela M-smart dhe 38.252 pajisje M-tag. Për atë periudhë janë bërë gjithsej 1.842.224 mbushje individuale të pajisjeve elektronike në shuma të ndryshme, ndërsa shuma e përgjithshme për mbushje deri më tani është 3.509.815.300 denarë.

“Plani ynë është ambicioz në drejtim të rritjes së përqindjes së pagesës elektronike dhe rritjes së fluksit të automjeteve në pikat e pagesës dhe mund të jetë herët për të folur, por si fillim po bëjmë përpjekje që kartelat M-smart t’i bëjmë më të kapshëm për drejtuesit e automjeteve, pra, ata mund t’i afrojnë më pranë vendbanimit të tyre, jo siç është aktualisht vetëm në stacionet e pagesës dhe këtu në NPRrSH. Por më konkretisht për këtë do të flasim kur të shohim se ka mundësi për realizimin e kësaj ideje”, thotë Trajanovski.

Gjendja e autostradave katastrofale –

Autostrada Shkup-Kumanovë është shndërruar në një rrugë me gropa. Posaçërisht, aksi nga pikë pagesa Milladinovci deri në pikë pagesën Rramanli, është në gjendje të mjerueshme. Edhe pse ky aks u sanua jo më larg se 6 vjet, por ngjan të jetë më e shkatërruar se pjesa tjetër e rrugës e ndërtuar nga koha e Jugosllavisë.

Pagesa të larta në dy pikë pagesa që qytetarët të shumtë frekuentojnë këtë autostradë, por ësrish ky buxhrt i grumbulluar nuk dihet ku përfundon. Sepse, krahas pagesave qytetarët nuk marrin shërbimin e duhur për atë që paguajnë, shfrytëzojnë një autostradë shkatërruese e tejet të amortizuara, që rrezikojnë jetën e tyre pëshkak të gropave që janë në mes të autostradës që makina shumë lehtë mund të dalë nga rruga kryesore.

Mbase, në vendin tonë është shndërruar në normalitet ky fenomen që paguan shumë merr pak ose aspak. Shërbimi nën nivelin e duhur ndërkaq pagesat mbi nivelin e duhur. Ajo që diuhet të bëjnë qytetarët e këtij qyteti është të protestojnë dhe të bllokojnë autostradën që është korridor, dhe të kërkojnë që të paktën të lirohen nga pikë pagesa e fundit. Dhe, kërkesë shumë objektive është sanimi i autostradës në bazë të standardeve të duhura, para se të shtohet numri i aksidenteve me pasoja të pakthyeshme, humbje jete.

Ndërkaq, edhe përkundër pagesave shumë të larta dhe një buxheti shumë të madh të grumbulluar brenda një viti, e sipas Ndërmarrjes përgjegjëse ky buxhet është i paraparë për mirëmbajtje të autostradave, me një vështrim të lehtë shihet dhe kuptohet që gjendja e autostradave në vend është e mjerueshme. Prandaj, nuk dihet si dhe ku po shpenzohet ky buxhet. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Janevska: Intonimi i himnit nëpër shkolla – Ligji do të kthehet edhe pa këtë dispozitë!

Story i radhës

‘Vendim absurd’/ Baçi: Shpresojnë të ndalojnë Berishën dhe trembin demokratët! Drejt fitores në 11 maj

Të fundit nga

Eleganca e Victoria Beckham

Modelja e famshme, Victoria Beckham ka treguar linjat e saj trupore, me një palë pantallona dhe një korse të thjeshtë Ajo veshjen e saj e tregoi përmes një video në Instagram, të

Ushtria izraelite vret 70 persona në Gaza

Sulmet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 70 njerëz, thanë mjekët palestinezë të shtunën. Ndërsa ndërmjetësit nisën një shtytje të re armëpushimi për t’i dhënë fund luftës 15-mujore.
ShkoLartë