arjola demiri rrefen sekretin e saj ne bbv nje grua me ndihmoi ne nje periudhe te veshtire por me pas ajo u dashurua me mua 61f0f7c4afbdb

Arjola Demiri rrëfen sekretin e saj në BBV: Një grua më ndihmoi në një periudhë të vështirë, por më pas ajo u dashurua me mua

January 26, 2022
1 minut lexim

Në mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP ka pasur disa rrëfime interesante.

Para banorëve është transmetuar loja javore, ku secili prej tyre kanë qenë të detyruar të tregojnë nga një sekret jetësor.

Teksa ka pasur sekrete nga më të ndryshmet, duket se më interesanti ka qenë ai i aktores Arjola Demiri.

Aktorja me prejardhje nga Tropoja, e cila e ka bërë të ditur për publikun historinë e saj të vështirë të jetës, ka zbuluar një sekret që lidhet me këtë pjesë.

‘Xhbanja’ e hit-serialit të dikurshëm “O Sa Mirë” tha se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë.

Por me kalimin e kohës, gruaja në fjalë e kishte kaluar simpatinë e saj në dashuri dhe kështu kishte krijuar një pëlqim për aktoren Demiri.

“Në një periudhë të vështirë të jetës, një grua më ofroi ndihmë, por me kalimin e kohës, ajo u dashurua në mua”, ka deklaruar aktorja në dhomën e rrëfimit.

Sigurisht që më pas, Arjola është tërhequr nga raporti me gruan në fjalë, duke vazhduar jetën e saj.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d0bfd0b0d0bdd0b4d0b5d0bcd0b8d198d0b0d182d0b0 d19cd0b5 d0bfd0bed0bcd0b8d0bdd0b5 d0bfd180d0bed182d0bed0bad0bed0bb d0b7d0b0 d0bbd0b5d0ba 61f0f6d868a81
Story i mëparshëm

Пандемијата ќе помине, протокол за лекување сѐ уште нема

scholz dhe macron demonstrojne unanimitet 61f0f7e864f39
Story i radhës

Scholz dhe Macron demonstrojnë unanimitet

Të fundit nga

Ali Ahmeti ia mbanë gajlet VLEN-it

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Struga dërgoi një paralajmërim të ashpër ndaj strukturave politike maqedonase, duke i akuzuar për hakmarrje sistematike dhe përjashtim të shqiptarëve nga institucionet. Sipas tij, këto politika
ShkoLartë