arjola demiri flet per beatrix ramosaj ne kohen e big brother 67e266db9ace0

Arjola Demiri flet për Beatrix Ramosaj në kohën e Big Brother

March 25, 2025
1 minut lexim

Aktorja Arjola Demiri ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo së fundmi ishte e ftuar “N’krejt debat” duke folur për këtë reality shou, se kush ka humbur e kush ka fituar më shumë nga ai.

“Populli pas daljes nga Big Brother sado që të ka dashur edhe e zbeh dashurinë që ka për ty vetëm për faktin që të njeh mirë në të gjitha anët e tua, të mira të errëta, negative më pozitive. Fillojnë e zbehin interesin për ty”, u shpreh ajo.

Artistja nga Tropoja shtoi: “Duhet ndoshta punë, mund që ta mbash këtë famën prapa Big Brother. Mendoj që Fifit i kanë ardhur shumë gjëra për një herë, ka qenë njohja me burrin e vet, lidhja e djalit. Sado që talentin e ka mendoj që ndoshta i duhet një kohë për të arritur aty ku ishte”.

Në një moment, ka folur për ndikimin që ky format pati te këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila krijoi një lidhje dashurie me Donald Veshajn.

“Trixa është një njeri shumë i ndjeshëm. Duke marrë parasysh se nëna e ka rritur si lule mos më prek. Me thënë të vërtetën. E gjithë ajo trysni, ai presion, akuzat komentuesit njerëzit që e bombarduan Trixën në një mënyrë të frikshme saqë i kanë thyer xhamat e makinës kanë shpuar gomat, mendoj që deri diku ka qenë shumë e padrejtë”, theksoi ajo.

“Komentuesit dhe njerëzit kanë qenë jashtëzakonisht agresiv. Mendoj që një nga arsyet kryesore për të lënë Shqipërinë e për të ikur në Amerikë ka qenë kjo trysni e frikshme ndaj Trixës, familjes së Trixës, e gjithë rrethit të saj”, tha ndër të tjerash.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

keto vende mbesin sot pa rryme 67e265a8547df
Story i mëparshëm

Këto vende mbesin sot pa rrymë

moti me vranesira dhe reshje shiu temperatura deri ne 20 grade 67e26b0f74474
Story i radhës

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 20 gradë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë