Arjanit Hoxha: Shumë shqiptarë nga diaspora më kanë telefonuar për ta blerë tokën e lokalitetit arkeologjik “Scupi”



Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa, i ftuar sonte në TV21, duke folur për gërmimet arkeologjike dhe zbulimin i pllakave dardane në lokalitetin arkeologjik “Scupi” përgjatë Vardarit, tha se ka pasur telefonata nga diaspora që janë interesuar të mbledhin fonde për ta blerë tokën e lokalitet arkeologjik që të mbetet e konservuar ashtu si është.
“Kam pasur telefonata nga mërgimtarët tanë, nga diaspora, nga Evropa, Amerika, të cilët kanë thënë: na gjeni mundësinë institucionale, nuk janë problem se sa fonde do mbledhim, nëse duhet edhe ta blejmë atë tokë, që të mbetet e konservuar ashtu si është. Unë e kuptoj se nuk mund të jetë zgjidhja individuale apo zgjidhja e diasporës, mirëpo llogaritni që ata që na shohin prej atje, kanë lënë vendlindjen dhe u dhemb shpirti, shumë më shumë sesa ne të tjerët e kalojmë këtë situatë kështu lehtësisht.”- tha Hoxha.



Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 7 mars

Story i radhës

Personi i plagosur në përleshjen e sontme, është jashtë rrezikut për jetë

Të fundit nga