Analisti Arjan Curri pjesë e panelit në Top Story lajmëron se autori që sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës është mjekuar dhe më pas është lënë i lirë.
Curri: Ka një teori që njihet si sugjestionimi I turmave që në momentin që politika ashpërson gjuhën politike, të sëmurët, militantët apo ekstremistët vetëaktivizohen automatikisht, mjafton të ashpërsosh gjuhën dhe ata aktivizohen.
Nuk e keni idenë që sa njerëz shoh unë që zihen edhe janë gati në zgripin e dhunës prej atyre që dëgjojnë, mund të ndodhë edhe të aktivizohen automatikisht, ata janë mina vetëaktivizuese që mjafton të dëgjojnë në media. Shoqëruesit e shoqërojnë deri në selinë e PD dhe policia nuk ekziston, jo vetën që nuk ishte por u la bosh sepse ishte nëpër kryqëzime.
Drejtori nxori një kartelë budallai dhe e dyta tha deputeti Berisha, Rama më shumë e vlerësoi Berishën se tha udhëheqësi i protestës, kurse drejtuesi i policisë thotë deputeti. Ai është mjekuar dhe është lënë i lirë.