Dinamo e Zagrebit triumfon me rezultat 1:0 ndaj Shkupit, në ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Mbi 11 mijë shikues në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, panë lojë të mirë mes skuadrës shqiptare Shkupit dhe Dinamos së “Zagrebit.
Në minutën e 41-të, Cephas i Shkupit, shpërthen nga e djathta, del përballë portierit prirët me portën, por topi i goditur prej tij shkon ngjitur me shtyllën.
Kreator i fitores është kapiteni Arijan Ademi, i cili në minutën e 47-të shënoi gol nga një goditje e bukur nga rreth 9-10 metra.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2:2 në Maksimir dhe Dinamo kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Arijan Ademi është hero i Dinamos së Zagrebit, rrëzon skuadrën shqiptare.