Arifi thotë se Kosova duhet ta bëjë Asociacionin

Politologu Dritëro Arifi, ka thënë se Kosova duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Arifi ka thënë se vendimi i Këshillit të Evropës, ditë më parë ku i ka kushtëzur Serbisë integrimin në BE me njohjen e Kosovës, tregon se s’ka integrim për asnjë vend pa njohje.

Duke u bazuar në këtë vendim, Arifi ka thënë se Kosova nuk duhet të humbë kohë në Bruksel me “tema të kota”.

“Këshilli i Evropës e ka marrë një vendim para disa dite, që i bije se marrëveshje franko-gjermane është obligative për të dyja palët dhe asnjë vend s’ka mu anëtarësua në BE pa e njofto njëra tjetrën. Nga ai veprim i Këshillit të Ministrave s’kemi çfarë të presim më, çdo ditë që shkojmë në Bruksel me fol për tema të kota është humbje për Kosovën jo për Serbinë”, ka thënë Arifi.

Ai ka thënë se Kurti nuk duhet të ketë frikë nga Asociacioni, pasi draft-statuti i tij do t’i nënshtrohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) më 22 prill e ka miratuar vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vet, Kosovën.

Ky ndryshim ka të bëjë me kapitullin 35 të kornizës negociuese, në të cilin zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani bëhet edhe kusht formal për Serbinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në bllok.

Story i mëparshëm

Presidencialet, Osmani i shkakton debakëll Taravarit, e fiton në 15 komuna

Story i radhës

Taravari i përgjigjet Mickoskit për bashkëqeverisjen!

Të fundit nga