arifi shqiptaret e lugines jane peng i dialogut kosove serbi 650393d7df049

Arifi: Shqiptarët e Luginës janë peng i dialogut Kosovë-Serbi

September 14, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është takuar me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Arifi tha në Edicionin Special në Klan Kosova se e njoftoi Escobarin me situatën e përgjithshme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

I pari i Preshevës theksoi se janë peng i dialogut.

“Jo vetëm unë por edhe kolegët e tjerë të Luginës së Preshevës kemi kërkuar me vite mos të them dekada, që të përfshihemi në dialog, të jemi pjesë e ndonjë teme, ashtu që përmes dialogut të mund të vendosim parimin e reciprocitetit që të përfitojmë edhe gjithashtu ne ashtu siç po përfitojnë serbët në veri të Kosovës”, tha Arifi.

MARKETING

RENT A CAR

skandali me fisin rraja artan hoxha mjeku ligjor ja futi kembet ne nje kepuce prokurorise 650391ae6e15d
Story i mëparshëm

Skandali me fisin Rraja, Artan Hoxha: Mjeku ligjor ja “futi këmbët në një këpucë” prokurorisë

te duash dhe te te duan 6503940802571
Story i radhës

Të duash dhe të të duan

Të fundit nga

ShkoLartë