28
Strugë, 29 dhjetor – Arianit Reka është zgjidhur kryetar i Akademisë Politike në suaza të Aleancës për Shqiptarët.
”Sot, në Strugë, Aleanca për Shqiptarët mbajti Kuvendin e Partisë, ku të gjithë dhamë llogari para të njëjtit, duke vendosur kështu një standard të ri në transparencën tonë politike dhe partiake.
Krahas kësaj, për kryetar të Akademisë Politike u zgjodh profesor Arianit Reka”, njoftoi Taravari.
Ky Kuvend dëshmoi përkushtimin tonë për një qeverisje të mirë dhe transparente, duke promovuar kështu një model të ri politik në vend, thonë nga ASH.
BURIMI: zhurnal.mk