Arianit Jakupi rizgjidhet kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës

1 minut lexim

Arianit Jakupi është rizgjedhur kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Jakupi, ku përmes një shkrimi është shprehur i nderuar në lidhje me rizgjedhjen e tij.

“I jam falënderues të gjithë kolegëve që më dhanë besimin që edhe katër vite të jem në krye të këtij institucioni me kaq rëndësi për profesionin tonë”.

“Zotohem që me përgjegjësinë më të lartë profesionale, morale dhe etike do të punoj së bashku me kolegët në funksion të zhvillimit të metejmë të sektorit farmaceutik dhe në harmoni me normat ndërkombëtare”, ka shkruar Jakupi.

Ai, tutje premtoi përfaqësim dinjitoz të Odës së Farmacistëve të Kosovës brenda dhe jashtë vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Anëtarja e KPK Etleda Çiftja shkon në SPAK, përballet me dy akuzat

Story i radhës

Besa Famgas në një tjetër finale

Të fundit nga