Ariana Grande dhe Cynthia Erivo shkëlqejnë në premierën e “Wicked”

November 19, 2024
1 minut lexim

Ariana Grande dhe Cynthia Erivo mahnitën të pranishmit në premierën e “Wicked” në Royal Festival Hall të Londrës, të hënën mbrëma.

Të dyja aktoret, që interpretojnë Glinda dhe Elphaba në filmin e ardhshëm muzikor, treguan stilin e tyre unik në tapetin e kuq.

Ariana, 31 vjeçe, dukej eterike me një fustan të verdhë të mrekullueshëm, të kombinuar me syze të rrumbullakëta të çuditshme, shkruan DailyMail.

Image

Ariana Grande dhe Cynthia Erivo

Ndërkohë, Cynthia, 37 vjeçe, shkëlqeu me një fustan të zi futuristik, të zbukuruar me detaje vezulluese.

Në premierë morën pjesë edhe yje të tjerë të filmit.

Image

Ariana Grande dhe Cynthia Erivo

Ethan Slater, partneri i Arianës dhe interpreti i Boq, ishte elegant me një kostum të zi.

Michelle Yeoh, e cila luan Madame Morrible, tërhoqi vëmendjen me një fustan jeshil e të zi, ndërsa Jeff Goldblum, që interpreton magjistarin, kishte një stil unik me një shall lesh blu.

Premiera e “Wicked”, një nga filmat më të shumëpritur muzikorë, do të shfaqet në kinematë botërore më 22 nëntor.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE mblidhet në Bruksel: “Kujdes kush mbështet Rusinë”, shënjestrohet Kina!

Story i radhës

UEFA ia bie punën ngushtë serbëve, shkaku i provokimeve ndaj Kosovës 

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë