Ari i konfiskuar dy javë më parë në Artaritë e Tetovës, iu kthehet pronarëve.

November 5, 2022
1 minut lexim

Ari i konfiskuar dy javë më parë në artaritë e Tetovës, nga inspektorati i tregut dhe Drejtoria e të hyrave publike, sot iu kthye pronarëve të tyre.

Sipas kreut të Odës së Zejtarëve të Tetovës, Mensur Arifi, është shprehur se, informacionet për ar jo kualitativ bien në ujë, sepse ari është verifikuar nga organet e shtetit, është zhigosur në po të njëjtat institucione dhe sot iu është kthyer artarive në Tetovë. Sipas kreut të zejtarëve të Tetovës, këto kontrolle janë të mirëseardhura, sepse artaritë në Tetovë punojnë me standarde dhe siguri të duhur për gjithë blerësit.

Ndryshe, dy javë më parë, në një aksion të përbashkët të inspektoratit të tregut dhe Drejtorisë së të hyrave publike, në gjithë Tetovën, është bërë një kontroll i artarive për kualitetin e arit që shesin të njëjtat dhe për prejardhjen e tij, me ç`rast, iu është marrë gjashtë artarive një sasi e konsiderueshme e arit për verifikim të cilësisë së tij dhe prejardhjes, ndërsa ditë më parë, i njëjti pas kontrolleve të realizuara, iu është kthyer sërish pronarëve të artarive të Tetovës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjatë 24 orëve të kaluara janë prodhuar 11.446 megavat orë energji elektrike

Story i radhës

Është gjetur drogë në Shkup, janë arrestuar pesë persona

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë