argjentina pa messin kunder uruguait e brazilit 67d87e14b61e8

Argjentina pa Messin kundër Uruguait e Brazilit

March 17, 2025
1 minut lexim

Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të jetë pjesë e Argjentinës në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Uruguait dhe Brazilit, për shkak të një problemi muskular.

Tridhjetë e shtatë vjeçari ka shënuar një gol të bukur në fitoren 2-1 të Inter Miami ndaj Atlanta United në Major League Soccer (MLS) të dielën, por më pas nuk është ndier mirë.

Për këtë arsye, trajneri Lionel Scaloni ka vendosur ta lërë jashtë listës zyrtare të ekipit kombëtar, ndërsa Messi do të qëndrojë në SHBA për t’u rikuperuar.

Argjentina kryeson renditjen e kualifikimeve të CONMEBOL me njëzet e pesë pikë pas dymbëdhjetë ndeshjeve dhe të premten do të përballet me Uruguain, që renditet në vendin e dytë. Pas kësaj sfide, më 25 mars, Argjentina e pret Brazilin në një tjetër duel të rëndësishëm.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

telefoni i shumeperfolur iphone 17 air ishte ideuar nga apple pa asnje porte 67d87d60cd0f9
Story i mëparshëm

Telefoni i shumëpërfolur iPhone 17 Air ishte ideuar nga Apple pa asnjë portë

ua dha traktorin per ta perdorur si mburoje per studentet e vuciqit reagimi interesant i pronarit kur shkon per ta marre ne beograd 67d881db8ee77
Story i radhës

Ua dha traktorin për ta përdorur si mburojë për “studentët” e Vuçiqit, reagimi interesant i pronarit kur shkon për ta marrë në Beograd

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë