Argjentina kërkon t’i bashkohet me NATO-s, a do të bëhet Britania pengesë?

April 20, 2024
1 minut lexim

Argjentina ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për t’iu bashkuar NATO-s si një partner global, status ky i cili do t’i hapte rrugën një bashkëpunimi më të madh.

Kjo vjen në një kohë kur qeveria e krahut të djathtë të presidentit argjentinas, Javier Milei, synon të forcojë lidhjet me fuqitë perëndimore.

Nëse Argjentina i bashkohet aleancës, atëherë asaj do t’i lejohet qasje në teknologji të avancuar, sisteme sigurie dhe trajnime që më parë nuk ishin në dispozicion të saj.

Partneriteti zyrtar me NATO-n kërkon konsensusin e 32 anëtarëve të saj.

E lidhjet e Argjentinës me aleatin kryesor të NATO-s, Britaninë e Madhe, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1982 kur të dy vendet hynë në luftë për ishujt e kontestuar Falkland në Atlantik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barça, opsioni i parë për portugezin e City-t, por kujdes PSG-në

Story i radhës

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë