Argjentina e ka shënuar fitoren e parë në futboll në Lojërat Olimpike.
Pas humbjes 2:1 nga Maroku mes shumë polemikash, argjentinasit triumfuan sot 3:1 ndaj Irakut.
Almada kaloi Argjentinën në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes, pas asistit nga Julian Alvarez.
Në minutën e katërt shtesë në pjesën e parë, Iraku barazoi shifrat nëpërmjet Hussein.
Pjesa e dytë ishte e tëra për Argjentinën që shënoi dy herë për të siguruar fitoren.
Gondou fillimisht riktheu epërsinë në mintën e 62-të të ndeshjes, para se Ezequiel Fernandez të shënojë për 3:1 në minutën e 85-të.
Ishte Julian Alvarez që asistoi edhe në golin e tretë, duke dhuruar dy asiste në këtë fitore të rëndësishme të ekipit të drejtuar nga Javier Mascherano.
Me këtë fitore, Argjentina tani ka tri pikë në vendin e dytë në tabelë, aq sa ka edhe Iraku një pozitë më poshtë.
Burimi: botasot.info