Argjendi sqaron raportin me Alvisën, pas akuzave se i mori të dashurën Bashkimit

min lexim

Tiranë- Ish-konkurrenti i “Për’puthen 3” Argjend Rraci ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “N’Zoom”, ku ka folur për raportin e tij me Alvisën – e cila doli nga programi me Bashkimin, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

Dyshja u dyshua se kishin nisur një marrëdhënie mes tyre për shkak të disa videove në aplikacionin e njohur TikTok.

Në njërën prej tyre Alvisa kishte vendosur një audio përmes të cilës i kërkonte Argjendit që ai ta dojë, t’i bëjë qejfin dhe mos t’i bërtasë.

Vetë Alvisa i hodhi poshtë zërat që mund të ketë diçka mes tyre, por këto thashetheme filluan sërish pasi ish-konkurrenti publikoi në rrjete sociale një video me Alvisën në makinë krahas së cilësh shkroi: “shoferja ime personale”.

 Gjatë intervistës që Argjendi tha se mes tij dhe Alvisës ka thjesht shoqëri.

Ai gjithashtu adresoi edhe komentet negative që kanë bërë ndjekësit, të cilët mendojnë që i ka marrë të dashurën Bashkimit.

“Mua nuk më pengojnë shkrimet që bëhen deri sa nuk ekzagjerohen, duke qenë se na kanë parë me njëri-tjetrin në Tiranë dhe më pas në Prishtinë njerzëit mund të mendojnë dhe është e drejtë ta mendojnë atë pjesë. Ajo që mund të them unë është se nuk ka asgjë të vërtetë, mes nesh ka mbetur një shoqëri shumë e mirë dhe kurdo që kemi rastin takohemi dhe kalojmë kohë të mirë bashkë. Kaq. Jam ndjerë edhe si person i tretë edhe pse s’kam qenë. Më ka nisur mami disa screenshot-s, që ‘ai i mori femrën atij tjetrit.’ Në momentin që dikush ndahet me dikë dhe nis një histori me dikë tjetër, nuk quhet që dikush ia ka marrë (të dashurën).”- tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfundon Kuvendi i PD, ja kur fillon procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit

Story i radhës

Besa për turp, Trepça fiton pikët e shpresës 

Të fundit nga