Gazetarja Anila Basha, tha në studion e “Top Story” se vajza e kryetarit të PD, Sali Berishës, Argita Malltezi po shkon drejt përfshirjes së saj në politikë.
Sipas saj, edhe vetë Berishës i intereson gjithë situata, ndërsa theksoi se opozita duhet të kryejë disa lëvizje para zgjedhjeve, në mënyrë që të motivojnë strukturat e tyre të votojnë.
“Gjithë energjitë e kësaj force po kanalizohen te ky drejtim për të mbrojtur liderin e tyre historik. Nëse jemi në këtë situatë në PD para zgjedhjeve, duhet të dinë si do të motivojnë strukturat e veta për të shkuar në votime, për çfarë dhe kë do mbrojmë. Kjo i intereson të dyja palëve”, tha gazetarja.
Tre lloj tipologjisë po shohim, 1 grupe kriminale , 2 çështje politike si kjo e vettigut të Berishës dhe 3 kur politika dhe krimi ndërthuren. Nuk e di si ecën logjika e SPAK, kë duhet të kishte në fokus, shtron pyetje Basha.
‘Do duhen shumë avokatë të kryqëzojnë të dhënat e SPAK. Gjykata e Shkallës së parë mund ta përfundojë këtë çështje deri nga mars-prill, pastaj do fillojë ‘Odiseja’ dhe telenovela e përhershme, si në dosjen e ‘Gërdecit’, që zgjat pafund”, u shpreh gazetarja.