Ardit Murja dhe Nelson Hysa prezantojnë denjësisht Shqipërinë

1 minut lexim

Dita e djeshme solli aktivitet sportiv në Durrës përtej ndeshjes së Superiores, Teuta-Kukësi. Në mbrëmje ishte radha e boksierëve për të dalë në ring në kompeticionin e quajtur “Fire in the beach” që u zhvillua në Golem, “Diamma Resort”. Fillimisht ishte i riu Ardit Murja që u ndesh me bullgarin Stefan Slavchev. Në këtë duel Arditi arriti të fitonte me pikë pas 6 raundesh.

Përballje e vështirë e cila përfundoi 60-56 në favor të boksierit shqiptar.

Të njëjtën lartësi e mbajti edhe Nelson Hysa. Ky i fundit u përball me boshnjakun Fadil Pashalic.

Në fund Nelson Hysa arriti që të prezantojë denjësisht Shqipërinë duke triumfuar për të marrë kështu fitoren e tretë në boksin profesionist..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Si reagon truri ndaj ëndrrave të natës

Story i radhës

Lefkov: Qeveria po ikën nga zgjedhjet dhe referendumi

Të fundit nga