Atleti i talentuar, Ardison Tahiri, është kampion i Kosovës në disiplinën 800 metra U18.
KA Rogana si gjithmonë ka zbuluar talente të mbretëreshës së sporteve dhe që po dëshmojnë rezultate, së fundit del në skenë edhe një emër i ri siç është Ardison Tahiri.
Puna e palodhshme e kryetrajnerit ZIjadin Kryeziu, po jep frytet e veta, i cili pra pak ditësh me klubi fitoi edhe Kupën e Kosovës.
“Ardison Tahiri – kampion i Kosovës në disiplinën 800 metra U18.
Në stadiumin “Liman Gega” në Malishevë u mbajt Kampionati i Kosovës për Juniorë, atleti ynë Ardison Tahiri arriti të fitoj titullin e kampionit shtetëror në disiplinën 800 metra në kategorinë U18.
Ardisoni akoma nuk i ka mbushur një vit të plotë stërvitje, në çdo garë ka rritur përformancen e tij, ka treguar vazhdimisht përkushtim, disiplinë dhe seriozitet në kryerjen e detyrave nga
Trajneri dhe ndihmëstrajnerët e andaj me meritë shpallet kampion. Kryesia e klubit Ardisonit i uron titullin e kampionit, shpresojmë në rezultate shumë më të mira në vitin 2023”, shkruan në faqen e KA Rogana.