Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka zgjedhur gazetaren e Klan Kosova, Ardiana Thaçi-Mehmetin gazetare të vitit.
AGK-ja ka shpërblyer Thaçi-Mehmeti me çmimin kryesor, pra të gazetarës së vitit.
Ajo ka thënë se çmimin ia dedikon të gjitha grave të cilat nuk kanë pasur zë.
Raportimi i saj ishte për grupin “Albkings”.
Ndërsa, në kategorinë TV storia më e mirë, çmimin e ka fituar ekipi i gazetarëve nga Kallxo.com.
Në kategorinë Web Storia më e mirë, çmimi shkoi për gazetarën Nadije Ahmeti të Radio Evropa e Lirë.
Burimi: botasot.info