Ardhja e Trump në pushtet, Kryeziu: Republikanët do gjejnë zgjidhje për problemin Kosovë – Serbi

November 9, 2024
min lexim

Profesori i së Drejtës, Kadri Kryeziu, thotë se Qeveria Kurti nuk ka pasur raporte të ngrohta me qeverinë amerikane.

Këtë kontest, Kryeziu thotë se po e shfrytëzon opozita për të ardhur në pushtet, meqë edhe zgjedhjet nacionale po afrohen.

“Pushtetin e kemi vërejtur që nuk ka pasur ndonjë raport të ngrohtë me qeverinë amerikane dhe nuk ka pasur ndonjë vizitë zyrtare, sikurse kanë pasur kryeministrat e mëparshëm. Është një politikë e re, të them një mosdëgjueshmërie. Ky kontest ka krijuar një opinion publik të frikshëm për ata që mendojnë që me ShBA-në duhet të kemi raporte shumë të thella dhe të ngrohta. Opozita po e shfrytëzon këtë lloj fryme për të ardhur në pushtet tek që jemi edhe në kohë zgjedhjesh”, tha ai në emisionin “InfoNata”.

Ndërkohë, lidhur me fitoren e Donald Trumpit, Kryeziu thotë se nuk do të zgjasë shumë dhe republikanët do të rrisin dinamikën dhe do të gjejnë zgjidhje për problemin Kosovë – Serbi.

“Do të vazhdojë politika e mëparshme e ShBA-së ajo duhet të jetë prioriteti i parë që Kosova t’i zgjedhë problemet me Serbinë… Unë kam besim e shpresë se ShBA-ja do ta zgjedhë këtë problem në raport me Serbinë. Republikanët janë konservator dhe kanë traditë, janë më të ashpër në politika dhe  vendimet i kanë të prera. Në këtë kontest janë më dinamik dhe konsideroj se do ta rritë dinamikën e zgjidhjeve të problemeve të Kosovës me Serbinë dhe kam bindje e shpresë që nuk do shkojë shumë gjatë, ku do ta rrisë këtë dinamikë dhe do zgjidhet ky problem”, tha ai.

Ndërsa për ish-emisarin e ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ai tha se ka qenë mik i Kosovës, i cili nga disa ka liderë ka fituar respekt e nga disa jo.

Ndërkohë, në mediet amerikane po flitet që Grenell do të mbajë një post të rëndësishëm gjatë administratës së re amerikane nën udhëheqjen e republikanit Donald Trump.

“Richard Grenell është një mik i Kosovës, me të cilin pjesa dërrmuese e Kosovës e ka respektuar , disa nuk e kanë respektuar. Me siguri që do të ketë një autoritet shumë të lartë të shtetit… ndoshta në VV janë disa djem të mirë, por ndoshta keq që kanë ardhur kaq herët në pushtet. Ndoshta është dashur më vonë kur gjenerata jonë të kryejë disa probleme me Serbinë dhe të njihet Kosova në OKB në NATO e në mekanizma tjerë ndërkombëtarë. Janë ende të ri, nuk kanë përvojë ende në shtet dhe në institucione”, deklaroi ai. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flogert Muça: Meta me paranoja, ushtarët vazhdojnë t’i bien me radhë

Story i radhës

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë